Votohet Projektligji për kompensimin e viktimave të krimit në përputhje me legjislacionin e BE-së

Votohet Projektligji për kompensimin e viktimave të krimit në përputhje me legjislacionin e BE-së

Komisioni për Integrim Evropian e ka votuar Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi tha se 22 amendamentet e projektligjit janë në përputhje me legjislacionin e BE-së, prandaj edhe duhet të miratohet.

“Kemi në rend dite shqyrtimin e Projektligjit për kompensimin e viktimave të krimit me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së”, tha Krasniqi.

“Kemi 22 amendamente dhe mund të konstatojmë se ky projektligj është për miratim”, shtoi ajo.

Në mbledhje është miratuar edhe raporti i punës për sesionin e pranveror.

Related Articles