Votohet Projektligji për topografit elektronike të gjysmë përçuesve

Votohet Projektligji për topografit elektronike të gjysmë përçuesve

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka votuar Projektligjin për topografit elektronike të gjysmë përçuesve, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Në këtë mbledhje ka raportuar ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdari, për formimin e grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën.

Deputeti Driton Hyseni propozoi para komisionit që në rend dite të përfshihet edhe Projektligjin për masat e kostos për masat për uljen e kostos së shtrirjes ekonomike, ku sipas tij synimi kryesor është lehtësimi dhe nxitja e sistemeve elektronike.

Komisioni miratoi edhe këtë pikë të propozuar nga deputeti Hyseni për projektligjin në fjalë.

Ministrja Hajdari arsyetoi procedurimin e këtij ligji, ku tha se kërkohet edhe nga Marrëveshja për Stabilizim Asociimit.

“Është me të drejtë që sot të raportohet mbi këtë projektligj sepse duhet arsyetuar rrjedhën e topografisë dhe origjinaliteti që kooperojmë. Nga ky ligj përfshihen shumë të drejta qe rrjedhin dhe e  shohim si detyrim që të aprovohet ky projektligj sepse është një nga Marrëveshjet e Stabilizim Asocimit”, tha Ministrja./Gazeta Enigma/

Related Articles