Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, dje në dy raste të ndara u ka shqiptuar nga një gjobë dy shoferëve për kundërvajtje në komunikacion, të cilëve veç gjobës u ka hequr edhe patentë shoferët.
Në orën 05:20 në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në fshatin Prelez ka ndaluar shoferin F.A, i moshës 38 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ku pas testimit me alkooltest ka rezultuar 0.75 promila dhe për këtē policia i shqiptoi gjobën prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
Ndërsa, në ora 18:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në hyrje të Kaçanikut, policia ka ndaluar shoferin A.L, i moshēs 23 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë tē plotë dhe për këtë policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë, ligjin,shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë” thuhet në njoftimin e Policisë.