Një vozitës në Gjilan është dënuar me 300 euro gjobë, tri pikë negative dhe i është marrë leja për tre muaj, pasi që i njëjti voziti me shpejtësi 137 kilometra në orë, në zonën ku shpejtësia maksimale ishte 60 kilometra në orë.
“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobën në vlerë prej treqind euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 60 km/h është hasur duke vozitur 137 km/h”, thuhet në njoftimin e policisë.