Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, i cili në zonën e kufizimit 80 km/h, po drejtonte veturën me shpejtësi 144 km/h
Policia e Kosovës njoftoi se shoferi ishte duke drejtuar makinën segmentin rrugor në fshatin Stanovc.
“Njësia e Trafikut Rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Stanovc kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën e kufizimit 80 km/h, po zhvillonte shpejtësi prej 144 km/h”.
Shoferi është gjobitur me 300 euro, tre pikë negative, dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit për tre muaj në territorin e Kosovës.
“Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të mjetit motorik prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës”.