Voziti 211km/h në zonën 130 km/h, gjobitet shoferi me 300 euro, 3 pikë negative dhe i merret patentë shoferi për 3 muaj

Voziti 211km/h në zonën 130 km/h, gjobitet shoferi me 300 euro, 3 pikë negative dhe i merret patentë shoferi për 3 muaj

Policia e Kosovës njofton se po vazhdon ndërmarrja e masave ligjore ndaj shoferëve të cilët nuk respektojnë kufizimet e shpejtësisë!

Njësia për Kontroll të Autostradave, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 211 km/h.

Policia njofton se i njëjti është gjobitur 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Related Articles