Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu.
IHMK bën të ditur se nga dita e enjte parashihen rritje të temperaturave në dy vlerat ekstreme.
Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-19 gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por këto temperatura të ulëta nuk janë të mirëseardhura për fushën e bujqësisë.