Vranët dhe reshje shiu sot, bien temperaturat maksimale

Vranët dhe reshje shiu sot, bien temperaturat maksimale

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë ditës së marte.

Parashihet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset e larta malore me lartësi mbidetare mbi 1000m do të ketë kushte për reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Related Articles