Saifan Hassan e rimorri veten nga një rrëzim dramatic për të fituar në baterinë e saj në 1500 metra. Atletja holandeze është në garë për t’i fituar medaljet e arta në tri disciplina të ndryshme garuese: në vrapim 1.500 metra, 5000 metra dhe në disciplinën vrapim 10.000 mijë metra.
Nëse ia arrin qëllimit, ajo do të futet në histori duke u bërë atletja e parë që e arrinë këtë veçori.
Në rrethin e fundit në baterinë e saj në 1.500 metra në Tokio, ajo u rrëzua pasi u ‘kurthua’ në atleten nga Kenia, Edinah Jetbitok, e cila ishte rrëzuar paraprakisht përballë saj.
Hassani u ngritë shpejtë në këmbë dhe nga vendi i 11-të vrapoi si e çmendur për të arritur gjysmëfinalen.
28-vjeqarja nuk ka shumë kohë për të rimarrë veten nhga kjo garë dërrmuese e mesditës, pasi sot pasdite me kohën tonë, ajo do të garojë në finale e vrapimit në 5.000 metra.