Ljupço Palevski Palco është organizatori kryesor i dy kidnapimeve dhe vrasjeve në Maqedoninë e Veriut, dhe sipas informacioneve të para të MPB-së, ai është edhe vrasësi i Vanja G. Këtë e ka theksuar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Sipas fjalëve të tij, Palço ka shkuar nga Maqedonia në Beograd, pastaj në Bullgari. Ai dyshohet se u largua nga Maqedonia e Veriut më 30 nëntor.
“Organizatori dhe ekzekutori kryesor që sipas provave të deritanishme ka vrarë me armë një të mitur më 27 nëntor rreth orës 10, i frikësuar nga provat që mund të gjente policia, është larguar nga vendi dhe ne jemi në kërkim të tij. “, tha Spasovski.
Kryeprokurori i Shkupit, Gavril Bubevski, tha se pas hapjes së hetimeve do të lëshohet fletarrest ndërkombëtar.
“Në këtë moment jemi në linjë pa asnjë rezervë, autorët e këtij krimi duhet të dalin para drejtësisë dhe të dënohen për atë që kanë bërë”, theksoi Bubevski.
Sipas tij, dy të dyshuarit kanë dëshmuar se informacionin për lëvizjet e vajzës e kanë mësuar nga Palçi, i cili i ka marrë nga babai i saj.