Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, i vazhdohet paraburgimi edhe dy muaj dy të miturve

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, i vazhdohet paraburgimi edhe dy muaj dy të miturve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që t’i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj dy të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë.

Skënder Musa, avokati i Elton Kadriut, ka konfirmuar këtë.

“Po i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj”, tha ai.

Ndryshe, 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu vdiq si pasojë e goditjeve që i shkaktuan dy të mitur, të cilët gjenden aktualisht në paraburgim.

Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “vrasje në tentativë”, e më pas është ricilësuar në “vrasje”.

Related Articles