Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kërkuar dorëheqjen e qeveritarëve përgjegjës pas vrasjes së Hamide Magashit, në oborrin e QKUK-së.
Ai ka thënë se dorëheqja nga detyra është një vendim kritik etik për individët.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mosdorëheqja tregon që askush në këtë qeveri nuk ka integritet.
“Dorëheqja nga detyra është një vendim kritik etik për individët. Është një nga burimet bazë morale për individët me integritet. Dorëheqja përforcon integritetin, forcon përgjegjësinë, mbështet llogaridhënien! Çka po pritni? Kush po ja nisni? Apo bash askush në këtë Qeveri nuk ka integritet? Nuk ndihet, sadopak, qoftë edhe në mënyrë rrethanore fajtor? A jeni krejt poeta pa pikë morali?”, ka shkruar ai.