Një gjakderdhje po paralajmërohet në rrjete pas vrasjes së Brilant Martinajt dhe dy shokëve të tij. Një valë reagimesh ka pasur në rrjetet sociale.
Brilant Martinaj, i afërm i biznesmenit Ervis Martinaj, duket se ka pasur rreth të gjerë shoqëror. Këta të fundit kanë premtuar se do të marrin hak për vrasjen e tij.
“Unë nuk e kam vrarë për qejf atë njëri, ma ka vrarë vëllain. Edhe unë jam betu se derisa ta marr hakun kurrë nuk kam me qesh. Por edhe pasi e vrava buzëqeshja nuk mu kthye. Me fal gjakun është burrni, me rujt gjakun e falur është më zor sesa me e marrë,”-dëgjohet në një prej audiove të nxjerra nëpër rrjetet sociale.
Ç’ka ndodhur në Fushë Krujë?
Dje, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë