Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, mbërrin në gjykatë Altin Kuka me tre bashkëpunëtorët e tij

Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, mbërrin në gjykatë Altin Kuka me tre bashkëpunëtorët e tij

Nën masa të shtuara sigurie kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për t’u njohur me masën e sigurimit autori i dyshuar i vrasjes se dy vëllezërve Kurtaj në Kurjan te Roskovecit, Altin Kuka.

Në gjykatë kanë mbërritur edhe 3 bashkëpunëtorët e tij Ervis Kuka, Emaurisio Kuka dhe Tomor Zyka.

Një grindje e nisur mes fëmijëve përfundoi me dy viktima në Kurjan të Roskovecit. Dy vëllezërit, Gramoz dhe Vladimir Kurtaj, 52 dhe 46 vjeç, kanë mbetur viktima të një grindjeje që ka nisur midis fëmijëve. Ndërsa kanë qenë në qendër të fshatit, në një lokal në pronësi të Gramoz Kurtaj, ka mbërritur për t’u sqaruar babai i njërit prej fëmijëve që ishin grindur, 49-vjeçari Altin Kuka.

Sipas dëshmive në vendngjarje, sherri ka arritur në sharje dhe përleshje fizike midis dy vëllezërve dhe autorit, që dyshohet se nuk ka qenë i vetëm. Ndërkohë, 49-vjeçari, i cili kishte dhe automjetin pranë, ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar drejt dy vëllezërve, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri në spitalin rajonal të Fierit. Menjëherë pas ngjarjes, autori është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë Fier, ku ka dorëzuar dhe armën e krimit.

Related Articles