Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Ragip Gilën, autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Shkodër.
Mësohet se në seancë, Gila nuk ka bërë asnjë reagim para trupit gjykues, raporton Tch.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, e cila u miratua nga gjyqtari.