Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka marrë vendim që të anulohet për sonte mbrëmja muzikore në kuadër të muajit “Ditët e Mërgatës”, shkaku i vrasjes së Faton Hajrizit nga autoritetet serbe në Serbi, njofton Gazeta Enigma.
Nura tha se pa gjykuar as edhe një fragment të jetës së tij, “Fatoni ka qenë një qytetar i komunës sonë”.
“Për shkak të ngjarjes së sotme të vrasjes në Serbi të bashkëqytetarit tonë, Faton Hajrizi, dhe në shenjë të respektit më të vogël ndaj familjes së tij të ngushtë, veçanarisht ndaj prindërve, mbrëmja e sontme muzikore në kuadër të muajit “Ditët e Mërgatës” anulohet plotësisht”, shkroi Nura në një postim në Facebook.
“Aktivitetet e parapara për bashkatdhetarë do të vazhdojnë nga dita e nesërme”, shtoi ai. /Gazeta Enigma