Vrasja e gruas shtatzënë, prokuroria e gjyqësori nuk marrin pjesë në takimin e thirrur nga Haxhiu

Vrasja e gruas shtatzënë, prokuroria e gjyqësori nuk marrin pjesë në takimin e thirrur nga Haxhiu

Në takimin e grupit ndërministror të mbajtur pas vrasjes së shtatzënës mbrëmë tek Klinika e Gjinekologjisë, nuk morën pjesën përfaqësuesit nga prokuroria e as ai nga gjyqësori.

Për mospjesëmarrjen e tyre në këtë takim, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ata do të duhej të kishin më shumë ndërgjegje edhe morale edhe njerëzore.

“Fatkeqësisht as prokuroria e as gjykata, pra as përfaqësuesi nga prokuroria e as përfaqësuesi nga gjyqësori s’kanë qenë të pranishëm, në fakt do të duhej të kishin më shumë ndërgjegje edhe morale edhe njerëzore e profesionale. S’kam koment për veprimet e tyre”.

35-vjeçarja e cila ishte në javën e fundit të shtatzënisë, u vra mbrëmë në oborrin e QKUK-së nga ish-bashkëshorti i saj.

I dyshuari pasi ka kryer veprën makabre ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.

Related Articles