Pak orë pas ceremonisë së varrimit të 30-vjeçares, Liridona Ademaj Murseli, si të dyshuar për kryerjen e vrasjes së saj më 29 nëntor në fshatin Bernicë të Prishtinës u arrestua Naim Murseli (bashkëshorti) si dhe Granit Plava.
Pak pas arrestimit të tyre, në media u raportua se i dyshuar i tretë për këtë rast që ra në prangat e Policisë së Kosovës është Kushtim Kokalla.
Sinjali mësoi se i njëjti ishte pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërsa kishte lidhje familjare me Naipin – nip e dajë, ku kohëve të fundit ishin parë goxha shpesh së bashku.
Sot Kushtrim Kokallës, njëjtë si dy të dyshuarve tjerë, nga Gjykata Themelore në Prishtinë u është shqiptuar masa e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji.
Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se Kushtrim Kokalla u arrestuar për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë”.
Sinjali po ashtu mësoi se pas shqiptimit të masës së paraburgimit tre të dyshuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë dërguar në Burgun e Sigurise së Lartë në Dyz.