Vrasja e Muhamet Matoshit në Hajvali – Prokuroria del me njoftim

Vrasja e Muhamet Matoshit në Hajvali – Prokuroria del me njoftim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar opinionin publik se me datë 11.08.2025, rreth orës 22:00, një ngjarje tragjike ka ndodhur ne lagjen Hajvali të Prishtinës, ku një person M.M., është qëlluar me armë zjarri.

Viktima u dërgua menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosoves, ku mjekët e konstatuan vdekjen e tij pa shenja jete.

Menjëherë pas marrjes se informatës, njësitet relevante te Policisë se Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin e shtetit, kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Si rezultat i veprimeve të deritanishme hetimore, është identifikuar autori i dyshuar, Xhemajl Nuhiu, i cili aktualisht është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se mbetet e përkushtuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe sjelljen para drejtësisë të autorit të kësaj vepre të rëndë penale.

Related Articles