Vrasja e rëndë në ”Bon Vivant”- lirohet njëri nga të arrestuarit, flet avokatja e tij

Vrasja e rëndë në ”Bon Vivant”- lirohet njëri nga të arrestuarit, flet avokatja e tij

Një përleshje e armatosur që rezultoi me vrasjen e 39-vjeçarit, Kastriot Ramadani, teksa mbetën të lënduar e të plagosur edhe 17 persona të tjerë, tronditi kryeqytetin natën e 4 gushtit. Të dyshuar për ngjarjen tragjike në lokalin e njohur ‘Bon Vivant’, është Dukagjin Nikollaj, Andi Pajaziti, i cili pak ditë më parë pas qëndrimit në QKUK u dërgua në burgun e Sigurisë së Lartë, në Dyz. Të dyshuar janë edhe Hysni Geci dhe Gzim Zakuti.

Ky i fundit, siç njofton avokatja e tij Teuta Beka-Bunjaku është liruar sot nga burgu.

“Është marrë në pyetje në Prokurori. Sot e kanë liruar, ama nuk kanë vendim akoma”, tha avokatja e tij për Gazetën Sinjali.

Zakuti deri sot ishte në paraburgim, pasi ishte i dyshuar për përfshirjen në rastin e 4 gushtit në “Bon Vivant”, ku si pasojë e të shtënave me armë vdiq 39-vjeçari Kastriot Ramadani.

Vendimi për paraburgimin ndaj tij dhe të tjerëve ishte marrë më 6 gusht.

“Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PPRKR.nr.190/2023, të datës 06.08.2023, të pandehurve A.P, H.G dhe G.Z i ’u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”.

“Për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri A.P ka kryer veprat penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi l.5 të KPRK, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK, përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 paragrafi 2 të KPRKK dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 të KPRK, i pandehuri H.G për veprat penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 187 të KPRK dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi l të KPRK si dhe i pandehuri G.Z për shkak të veprës penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 187 të KPRK”, u tha në njoftim.

Related Articles