Pas ngjarjeve në veri ku mbeti i vrarë reshteri policor Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Alban Reshiti, ka reaguar Sindkata e Policisë së Kosovës.
“Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, nga grupe kriminale e terroriste të organizuara, në Veri të vendit, është sulmuar Policia e Kosovës, me ç’rast ka mbetur i vrarë Rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe është polagosur zyrtari policor, Alban Rashiti”, thuhet në reagimin e tyre.
Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh ngushllime familjes së ngushtë, miqëve dhe të gjthë pjestarëve të Policisë së Kosovës, kurse policit të lënduar i urojmë shërim të shpejtë.
“Sindikata e Policisë së Kosovës është duke përcjellur nga afër zhvillimet e ditës së sotme dhe dënon ashpër sulmet terroriste që po i bëjnë grupet kriminale ndaj shtetit tonë”.
“Policia e Kosovës është duke vepruar sipas autorizimeve ligjore dhe Kushtetuese në mbrojtje të integritetit të Republikës së Kosovës. Sindikata e Policisë së Kosovës”.