Janë arrestuar dy nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë ku trupi i pajetë i të riut u gjet pranë liqenit të Shkopetit.
Në pranga janë vënë Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, të arrestuar në Tropojë e në Tiranë, shkruan A2.
Ndërsa në kërkim janë shpallur Kristi Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj.