Vrasja e trefishtë që tronditi Gjilanin – Policia mban konferencë në ora 18:00

Vrasja e trefishtë që tronditi Gjilanin – Policia mban konferencë në ora 18:00

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në Gjilan, duke shokuar qytetin dhe vendin.

Përveç tre të vrarëve, një person i katërt është lënduar dhe është në gjendje të rëndë.

I dyshuari për vrasjen e trefishtë me emrin Mefail Shkodra, është në arrati ndërkohë që policia po kërkon ndihmë për gjetjen e tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha për Gazetën Enigma se ky institucion do mbajë konferencë për media nga ora 18:00, për të folur për të gjitha detajet rreth krimit makabër që ndodhi sot.

Related Articles