Vrasja makabre në QKUK, Koci: Shkelja e urdhrit për mbrojtje është vepër penale

Vrasja makabre në QKUK, Koci: Shkelja e urdhrit për mbrojtje është vepër penale

Për vrasjen makabre të gruas shtatzënë që ndodhi mbrëmë para Gjinekologjisë në Prishtinë, ka reaguar dhe avokati Arianit Koci.

Ai përmes një postimi në Fcaebook ka thënë se shkelja e urdhrit për mbrojtje është vepër penale.

Koci tutje ka kërkuar që urgjentisht dënimi të ashpërsohet, si dhe Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje duhet të plotësohet.

“Shkelja e urdhrit për mbrotje është vepër penale.

A e dini cili është dënimi? Gjoba prej dyqind (200) euro deri në dymijë (2000) euro ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Anomali. Pak, shumë pak!

Dënimi duhet të ashpërsohet urgjentisht.

Në anën tjetër, Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje duhet të ndryshohet dhe plotësohet.

Rrethanat në shoqëri – vrasjet makabre të grave, e imponojnë këtë.

Natyrisht, duhet të rritët edhe efikasiteti i gjykatave, prokurorive dhe policisë!

Sidoqoftë, jemi shoqëri reaktive.

Gjykata me urgjencë sot e caktoi seancën për urdhërin mbrojtës të klientës time”, shkruan Koci.

Related Articles