Nga konflikti me armë në lagjen Aktash në Prishtinë, pas shkrepjes së rreth 100 plumbave, një person mbeti i vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën. Ndaj të plagosurve që edhe dyshohen për rastin, sot mbahet seanca, shkruan Enigma.
Seanca dëgjimore ndaj Salih Sekiraqës, Korab Gashit, Robert Llumnicës, Fatos Abazit dhe Valdrin Ademit pritet të mbahet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ata po trajtohen.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e ka konfirmuar se seanca nisë në orën 14:00.
Vendi ku ndodhi përleshja mes dy grupeve u ekzaminua në detaje dhe u mbikëqyr nga Policia deri dje në mesditë. Në atë lokacion, në rrugën “Gazmend Zajmi”, Policia ka gjetur armë.
Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”