Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria e Kosovës ka ndarë 4200 euro për transportimin e kufomës së argjentinases të vrarë javë më parë në Fushë-Kosovë.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se avokatja e familjes ka paraqitur kërkesë në MD për mbulimin e shpenzimeve financiare për transportimin e kufomë.
“Më datë 1 shtator të vitit 2023, avokatja e familjes ka bërë kërkesë zyrtarë pranë ministrisë për mbulimin e shpenzimeve financiare për transportimin e kufomës së shtetases argjentinase nga Prishtina për në Argjentinë, e cila javë më parë ka humbur jetën në Kosovë”, ka thënë Qorrolli.
Ministria e Drejtësisë ka proceduar propozim-vendim për ndarjen e mjeteve financiare prej 4200 eurosh dhe këto do të mbulohen nga buxheti i MD-së.