Ministria e Drejtësisë e ka konfirmuar arrestimin e Xhemajl Nuhiut, i cili dyshohet se më 11 gusht e vrau Muhamet Matoshin, në Hajvali të Prishtinës.
Nuhiu u arrestua në Londër nga autoritetet britanike, e në ndërkohë kanë nisur edhe procedurat e ekstradimit të tij.
Por, MD-ja nuk bën të ditur detaje të tjera.
“Ju njoftojmë se procedura e ekstradimit të personit në fjalë do të realizohet sapo vendimi për ekstradim i marrë nga autoritetet britanike të bëhet i plotfuqishëm. Për shkak të natyrës së rastit dhe procedurave ligjore, për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë për Klankosova.
