Vrasja në Kalanë e Beratit për një foto me kalin, zbardhet dëshmia e autorit

Vrasja në Kalanë e Beratit për një foto me kalin, zbardhet dëshmia e autorit

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja që tronditi qytetin e Beratit, ku 63-vjeçari Kristo Mema (i njohur edhe si Kontandin Hoxha) vrau me thikë 40-vjeçarin Keli Hoxha në ambientet e Kalasë së Beratit.

Sipas dëshmisë së autorit para policisë, ngjarja nisi pas një debati banal. “I thashë mos e prek kalin se ishte i acaruar, por ai më shau nga familja. Në atë moment nxora thikën nga samari dhe e godita”, ka deklaruar Mema.

Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja, ka lidhur kalin në kasolle dhe është fshehur në një nga shpellat e kalasë, ku më vonë u arrestua nga policia.

Familjarët e viktimës kanë rrëfyer se konflikti nisi vetëm sepse Keli Hoxha kishte prekur kalin për të bërë një foto. Sipas tyre, viktima nuk e ka sharë autorin, por ky i fundit e ka goditur papritur me thikë pas një shkëmbimi të shkurtër fjalësh.

Related Articles