Prokuroria Themelore në Pejë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Tush Frrokut, të dyshuar për vrasjen e dhëndrit të tij, Anton Prela, më 7 gusht.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, për Express.
Ai tha se seanca e procedurës paraprake pritet të mbahet sot.
“Është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, prokurori i shtetit ka dorëzuar kërkesën në departmentin për krime të rënda. Njëkohësisht, gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca e procedurës paraprake, do të shqyrtohet kërkesa e prokurorit të shtetit që t’i caktohet masa e paraburgimit personit të pandehur, Tush Frrokaj”, tha Nikçi.