Njësia e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë kanë vazhduar bastisjen në lidhje me vrasjen ka ndodhur të martën në lokalin “Kobra City”, ku i dyshuari kryesor është pronari i këtij lokali, Dibran Hoxhaj.
Zëdhënësi për Informim nga Policia në Prizren, Shaqir Bytyqi, për Gazetën Enigma ka konfirmuar se kanë kryer bastisje në 3 lokacione tjera që, ku kanë konfiskuar disa gjësende, që nuk lidhen drejtpërdrejtë me vrasjen.
“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë të raportuar para dy ditësh, nga hetuesit e Drejtorisë së krimeve të rënda ne bashkëpunim Drejtorin Rajonale të Policisë në Prizren, na vazhdim të hetimeve sot Jane bastisur 3 shtëpi dhe lokalibi natës Kobra City. Gjatë bastisjes janë sekuestruar disa sende dhe aparatira që ndoshta mund të përdoren si dëshmi në rastin e vrasjes. Për veç këtyre në shtëpin e një personi Jane gjetë disa fishek dhe një granat dore, për këto është hap rast I ri penal ndaj të dyshurit për veprën penal “Mbajtje në pronësi, apo posedim I paautorizuar I armës”. Rasti hatohet me procedurë të rregullt”.