Vrasja në Pejë, kryesi i veprës ende në arrati

Vrasja në Pejë, kryesi i veprës ende në arrati

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vrasjen që tronditi dje Pejën, ku një burrë i moshës rreth 40-vjeçare dyshohet se është vrarë nga arsimtari i vajzës së tij, raporton Gazeta Enigma.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari për vrasje është akoma në arrati.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja, derisa trupi i viktimës është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Xhin Gazuli, Pejë 18.05.2021-15:39. Është raportuar  se në rrethana të panjohura, një i dyshuar mashkull  ka qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull  kosovar  dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja  e viktimës ndërsa afër tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Related Articles