Vrasja në Pejë, viktima dhe dorasi ishin familjarë

Vrasja në Pejë, viktima dhe dorasi ishin familjarë

Një person është vrarë pasditen e sotme, në fshatin Novosellë të Pejës.

Mirëpo, disa burime të Gazetës Sinjali mësojnë se viktima dhe dorasi ishin djem të axhës.

Tutje, nga këto burime mësohet se vrasja ka ndodhur për motive pronësore.

“Rreth orës 14 e 40 minuta policia është njoftu për një vrasje në fshatin Novosellë . Menjëherë policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Me të arritur aty ka hasur në një person të shtrirë. Është njoftu emergjenca, ka dalë në vend të ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatu vdekjen. I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante po ashtu edhe prokurori i shtetit. Nuk dihet ende për motivet, këtë do ta tregojnë hetimet”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi për Gazetën Enigma.

Related Articles