Vrasja në Rrugën C, një mori plumbash u shkrepën ndaj viktimës

Sot në Rrugën C në Prishtinë një person është vrarë nga dy të dyshuar.

Ekipi i Klan Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon të qëndrojë aty.

“Viktima është qëlluar nga persona të dyshuar me një breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend”, ka thënë gazetarja Arjeta Sinani në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Menjëherë pas policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe mjeku kujdestar i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e tij”.

“Ende nuk dihen se cilat kanë qenë shkaktarët që kanë dërguar deri te kjo ngjarje e rëndë që e tronditi sonte Prishtinën”.

Sipas Sinanit, vetura në të cilën ka qenë viktima ka qenë tërësisht e demoluar pasi në të janë shkrepur një mori plumbash.

Related Articles