Vrasja në Skenderaj, nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit

Vrasja në Skenderaj, nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit

Gjykata Themelore në Mitrovicë u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji – B.I. dhe H.I – të cilët dyshohen për vrasjen  që ndodhi të mërkurën në Skenderaj.

Paraburgimi është caktuar mbi dyshimin se B.I. dhe H.I. kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas nenit 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Ndryshe, Policia kishte bërë të ditur e si të dyshuar për këtë vrasje janë arrestuar babë e bir dhe se nga ta janë sekuestruar një kallash, tri pistoleta dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm.

Ndërsa, në raportin e policisë thuhet se më 12 shkurt 2025, në orën 13:45, në Skenderaj kishte ndodhur një vrasje e rëndë, ku “një mashkull kosovar, është qëlluar me armë zjarri dhe si pasoj e kësaj ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir) dhe nga të njëjtit janë sekuestruar: një armë AK47, tri armë të shkurta (pistoleta) dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

Related Articles