Vrasja në Kolovicë, Gjykata merr vendim për njërin nga të dyshuarit

Vrasja në Kolovicë, Gjykata merr vendim për njërin nga të dyshuarit

Në lagjen Kolovicë të Prishtinës në mbrëmjen e së martës të 26 marsit vdiq një 30 vjeçar pas plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri. Viktima është Egzon Haziri nga Podujeva, i cili vdiq në vendin e ngjarjes.

Ndërsa nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtare e rastit. 48 vjeçarja Zejnie Gashi, fatkeqësisht nuk arriti t’i përballoj plagët dhe ndërroi jetë të mërkurën në QKUK. Prokuroria bëri të ditur se janë të plagosur edhe dy persona tjerë.

Ndërkaq sot Gjykata Themelore ka njoftuar së është shqiptuar masa e paraburgimit për njërin nga të dyshuarit.

L.H., 25 vjeç, sipas këtij institucioni është i dyshuar për “vrasje të rëndë”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje me të pandehurit K.G dhe B.K, të cilët gjenden në arrati kanë kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar gjykata.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Related Articles