Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë detaje ët reja për vrasjen që ka ndodhur dje në Mitrovicë.
Sipas prokurorisë se me datë 10 janar 2023, një person është gjetur i vrarë brenda Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë.
Viktima ka qenë anëtar i kësaj shoqate, vrasja është e dhunshme dhe sipas ekspertit mjeko ligjor që ka dalur në vend ngjarje, dyshohet se ka ardhur si pasojë e disa goditjeve me një mjet të mprehtë.
Prokurori kujdestar ka dalur në vendin e ngjarjes, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë I viktimës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Gjer më tani nuk ka të identifikuar persona të dyshuar për këtë rast, por prokurori I shtetit në koordinim me policinë janë duke zhvilluar hetime intensive në mënyrë që të identifikohet kryerësi i veprës penale “Vrasja”, me qëllim të arrestimit dhe vënies para drejtësisë.