Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur këtë të shtunë pasdite në Korçë, ku viktima kanë mbetur dy gra.
Ngjarja ka ndodhur në Progër, rreth orës 15:15, kur kryeplaku i fshatit ka gjetur në banesë trupat e pajetë të B.B., rreth 60 vjeç dhe vjehrrës së saj, 80-vjeçares F.B.
Dyshohet se të moshuarat janë goditur për vdekje me sende të forta nga një apo disa grabitës. Viktimat janë gjetur me shenja dhunë në trup.
Policia njofton se ka identifikuar autorin dhe ka ngritur pika kontrolli në zonë, ndërkohë që pritet informacioni nga grupi hetimor, pasi të bëhet ekspertiza e viktimave./TCh