Policia e Kosovës në raportin e tyre 24 orësh kanë njoftuar se kanë arrestuar një shtetas të Shqipërisë, i cili dyshohet për veprën penale ‘Shtytje & Vrasje e e rëndë në tentativë.
Sipas autoriteteve policore, pas një pune hetimore në Gjakovë është identifikuar dhe arrestuar një mashkull, me dyshimin se ai kishte planifikuar dy vepra penale.
Njoftimi i policisë:
Pas një pune hetimore me datë 28.04.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se i njëjti kishte planifikuar të kryej veprën e lartcekur. Në lidhe me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cili pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.