Një sulmues ka vrarë tre persona, dhe plagosi një tjetër në një gjimnaz në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnje e Hercegovinës.
Sulmuesi qëlloi tre punonjës të shkollës me një pushkë automatike.
Sipas raportimeve të mediave në Bosnjë, punonjësi i shkollës ka vrarë drejtorin, një profesoreshë dhe sekretaren e shkollës.
Më pas ai ka tentuar të vrasë veten duke pësuar lëndime të rënda.
“Të shtënat kanë ndodhur në orën 10:15, mashkulli N.N ka përdorur një armë zjarri automatik për të vrarë tre punonjës të shkollës. Pas kësaj, me shumë gjasa ka tentuar të vras edhe veten dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ai është transferuar në Qendrën Emergjente të Banja Lukës. Policia është në vendin e ngjarjes”, tha Adnan Beganoviq, zëdhënës i MPB-së të Qarkut Una-Sana.