Policia ka njoftuar se mbrëmë në Drenas një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte e parkuar dhe brenda në veturë ka pasur njerëz.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkohë që rasti po hetohet si “vrasje në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
“Është raportuar se një person i panjohur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte e parkuar dhe brenda në veturë kishte njerëz. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 (gjashtë) gëzhoja te armës, dhe një predhë. Është identifikuar njëri nga të dyshuarit i cili është intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, njofton Policia.