Vrasje në tentativë në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohej për vepren penale vrasje në tentativë.

Siç thuhet në komunikatën e policisë, bazuar në hetimet fillestare dhe sipas deklaratës së  ankuesit M/K/Sh, bëhet e ditur se  pas një mosmarrëveshje ishte kanosur  nga personi i dyshuar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari  S. A, 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Të gjitha veprimet  hetimore i  janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën  penale  ‘Sulm në tentativë’,.  Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftimin e tyre.

Related Articles