Eksperti i sigurisë, Ismet Ibishi, ka folur për vrasjen e një polici serb mbrëmë në mesnatë, ku i dyshuar është i arratisuri nga burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi.
Ibishi tha se duhet përmbajtur nga deklarimet dhe ngjarjes mos t’i jepet konotacion politik, pasi sipas tij, nuk është e drejtë që të politizohet kjo çështje.
“Pa u i konfirmuar në detaje çështja, mund të jemi jo të saktë në vlerësime dhe gjykime të kësaj ngjarjeje, jo shumë të qartë dhe të dyshimtë”.
“Losnica si vend dhe tërë ai territori dhe rrethanat të cilat dihet se Fatoni ka qenë pa pasaportë sepse hapi i parë që e ndërmarrin organet e burgut janë largimi i dokumenteve siç është pasaporta dhe nuk është e pamundur që ai ta ketë pasaportën e vëllait”, tha Ibishi në “Info Magazine”.
Më tej, ai tha se uron që kjo ngjarje mos të jetë lojë e Serbisë që të planifikojë ndonjë plan të errët të tyre në shenjë hakmarrjeje.