Vrau katër persona me thikë, arrestohet një burrë nga Londra

Vrau katër persona me thikë, arrestohet një burrë nga Londra

Një burrë është arrestuar pasi dyshohet për vrasjen e katër personave me thikë në Londër të Britanisë së Madhe.

Dje ishin gjetur të vdekur tri gra dhe një burrë brenda një prone në Southwark, ka bërë të ditur Policia Metropolitane.

Policia tha se një burrë u arrestua me dyshimin për vrasje dhe u dërgua në një stacion policor në jug të Londrës, ku ai mbetet në paraburgim.

Mendohet se të pesë personat ishin të njohur me njëri-tjetrin, shkruan Skynews

Related Articles