Vrau motrën duke e lidhur me shami në fyt, dënohet me 7 vite burgim dhe trajtim të detyruar psikiatrik

Vrau motrën duke e lidhur me shami në fyt, dënohet me 7 vite burgim dhe trajtim të detyruar psikiatrik
Është dënuar me shtatë vite burgim e akuzuara për vrasjen e motrës së saj në Fushë Kosovë.

Verdikti u dha sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Siç shkruan Betimi për Drejtësi, sipas aktgjykimit, dënimi do të fillojë së zbatuari 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi.



Përveç vendimit për vuajtje të dënimit me burg, fajtorja do të detyrohet të trajtohet psiqikisht.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë më 9 maj 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj F.S., me arsyetimin se derisa ishte në dhomën e fjetjes së tani të ndjerës T.S që gjendet në Fushë-Kosovë, në gjendje të përgjegjësisë esencialisht të zvogëluar, nga motive të panjohura e kishte privuar nga jeta motrën e saj T.S.

Sipas aktit akuzues, derisa tani e ndjera ishte e shtirë në krevatin e dhomës së saj e pandehura fillimisht e kishte shtrënguar në qafë dhe fyt e më pas e kishte lidhur edhe shaminë në fyt, me ç’rast nga ngufatja kishte ndërruar jetë, ndërsa e pandehura kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke kërcyer nga dritarja.

Related Articles