Një gjahtar në Rahovec është arrestuar, pasi që i njëjti vrau një kafshë të egër.
Atij më pas iu është sekuestruar një pushkë e gjuetisë, e cila u përdorë për vrasjen e kafshës, e që ishte në emër të prindit të tij.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte vrarë një kafshë të egër. Nga i dyshuari është sekuestruar një pushkë gjuetie që dyshohet se ishte përdorur në rast e cila ishte me leje në emër të prindit të të dyshuarit”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje bëhet e ditur se pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.