Vrau pronarin e shtëpisë në Shkodër, ky është autori i ngjarjes

Personi në foto është autori i vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani, nga Shkodra.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tom Kola” në Shkodër, teksa policia thotë se autori i ngjarjes është shtetasi Lekë Vuksani, personi që shihni në foto, i cili është shpallur në kërkim.

Siç është bërë me herët me dije, viktima ishte i vetëm në banesë kur u qëllua me armë zjarri nga qiraxhiu i tij.

Edhe pse mbajnë të njëjtin mbiemër, viktima dhe autori i dyshuar nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, 51-vjeçari kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi ishte në Angli.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes./Opinion.al

Related Articles