Milioneri amerikan, Robert Durst, është dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht për vrasjen e shoqes së tij prej kohësh, Susan Berman.
Gjatë seancës së dëgjimit, djali i viktimës Sareb Kaufman, e përshkroi nënën e tij si një ‘grua bujare, jashtëzakonisht e zgjuar e mprehtë’.
Durst, i cili është i prekur nga kanceri i fshikëzës dhe sëmundje të tjera fizike, u shfaq i dobët fizikisht, i ulur në karrigen e tij me rrota dhe maskë. Ai nuk ofroi asnjë deklaratë në gjykatë para dhënies së dënimit.
Milioneri, i mbështetur në karrigen e tij me rrota, i mbante sytë në një iPad që tregonte një transkript të fjalëve të gjyqtarit ndërsa Windham jepte dënimin.
Durst u shpall fajtor për vrasjen e Berman në vitin 2000 për t’ia pamundësuar kontaktin me policinë rreth zhdukjes së bashkëshortes së tij.
Atë kohë në moshën 55vjeçare, ajo ishte gjetur me plumb në kokë në shtëpinë e saj në Beverly Hills./Gazeta Enigma/