Vret bashkëshorten me sëpatë, flasin kolegët e mësueses 

Vret bashkëshorten me sëpatë, flasin kolegët e mësueses 

Asnjëherë nuk u vonua në orarin e punës gjatë 28 viteve.

Prandaj mungesa e saj mëngjesin e së premtes, i shqetësoi kolegët e saj në shkollën “Dardania” në Prishtinë.

Shqetësimi u shndërrua në tronditje kur morën lajmin se mësuesja e gjeografisë, Sadije Godeni u vra me sëpatë nga bashkëshorti i saj, Izet Godeni.

Në bisedën e fundit që ky e pati me të, nuk e vërejti ndonjë shqetësim tek tashmë e ndjera.

Për këtë arsye, kjo shkollë i ndaloi aktivitetet festive të parapara për të premten.

Me të marrë lajmin aty shkuan disa ish-nxënës të arsimtares, të cilët punuan me të edhe pasi përfunduan mësimin.

Ndërkaq fqinjët e saj në rrugën “Mark Isaku” në lagjen Tophane në kryeqytet, i thanë Televizionit prapa kamerës se çifti kishin probleme mes vete, teksa shtuan se bashkëshorti i saj kishte probleme me alkoolin.

Ai ishte vetë-dorëzuar në Policinë e Kosovës rreth orës katër të mëngjesit teksa Prokuroria Themelore e Kosovës ka bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

VIDEO:

Related Articles