Autoritetet turke njoftuan sot se 10 të dyshuar për vrasjen e shtatë personave nga një familje kurde në provincën qendrore turke të Konisë janë arrestuar.
Anëtarët e familjes thonë se sulmi ishte i motivuar etnikisht, ndërsa autoritetet thonë se sulmi u shkaktua nga një grindje e gjatë midis dy familjeve.
Shtatë persona nga familja Dedeoglu u vranë dje në një sulm brutal të armatosur.
Një deklaratë nga zyra e prokurorit Konia thotë se provat e para tregojnë se ka pasur një konflikt midis dy familjeve që jetojnë në të njëjtën zonë. Megjithatë, një avokat i familjes dhe një parti opozitare pro-kurde thonë se vrasjet ishin të motivuara etnikisht.
Pas sulmit në maj, një anëtar i familjes, i cili ishte ndër viktimat e djeshme, u tha mediave se ata po ngacmoheshin dhe sulmoheshin sepse ishin kurdë.
Avokati Abdurahman Karabulut tha se anëtarët e familjes ishin të shqetësuar se do të sulmoheshin përsëri. Zyrtarët thanë se nuk e kishin arrestuar ende sulmuesin.