Të paktën dy persona janë vrarë pasi talibanët gjuajtën me armë zjarri ndaj një turme të cilët festonin ditën e pavarësisë në Asadabad.
E gjithë kjo festë shkaktoi shumë tollovi, ndërsa ishte e paqartë nëse viktimat ishin rezultat i të shtënave apo rrëmujës që u krijua më pas, shkruan Aljazeera.
Talibanët nuk dhanë asnjë koment lidhur me këtë incident në të cilën humbën jetën të paktën dy persona.
Në Jalalabad, luftëtarët talibanë qëlluan mbi njerëzit që valëvitnin flamurin afgan gjatë festimeve të ditës së pavarësisë, duke plagosur një burrë dhe një djalë adoleshent.
Një gazetare e Aljazeera tha se “ka pasur disa protesta të izoluara të lidhura me flamurin edhe në Kabul, me njerëz, përfshirë gra, duke ecur nëpër rrugë pranë luftëtarëve talibanë duke tundur flamurin e vjetër dhe duke thënë flamuri ynë është identiteti jonë”.
Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se ai do të mbajë ushtarët në Afganistan derisa të evakuohen çdo amerikan, edhe nëse kjo do të thotë të kalojë afatin e 31 gushtit.